Duma "i tregon vendin" Ramës: E ka seancë psiko-terapike, nuk i jap shkak të vazhdojë psikopatinë kolektive

Deputetja demokrate Grida Duma i është përgjigjur me tone të sashpra gjuhës së përdorur nga kryeministri Rama në Kuvend, me të cilën ju drejtuar opozitës. Ai i quajti kope dhe më tej u shpreh se brenda kopesë e kanë budallallëkun ngjitës. Duma tha se është krenare që bën pjesë në një parti të djathtë ku nuk ekziston koncepti i kopesë.

Duma: E kemi ne atë kohezionin e kopesë që dhe po t'ia kërkoj Tritanit një minutë më shumë e zgjidhim zoti Alibeaj. Ky kryeministri që iku tani bën mirë që herë pas here, të dëgjojë pjesën më të madhe dhe ju drejtua të gjithëve si kope këtej. Tha ADN-ja juaj e budallallëkut, do bënte mirë të rrinte. Tha ju jeni rrezik kulturor. Unë i përkas një partie të djathtë, jam krenare për këtë.

Në një parti të djathtë koncepti i kopesë nuk ekziston, jemi çliruar nga kjo. Patjetër që në një parti të majtë është trashëguar kopeja. Më shumë i bën dëm vendit mendësia se sa ekonomia. Kam një arsye që nuk i drejtohem nga vendi megjithëse ai e tejkalon. E kuptoj që e ka seancë psiko-terapike dhe të shfryjë me stërkalat e pështymës të përroi psikologjik të vetit sa herë që i drejtohet asaj partie, të cilën kur ishte i ri donte të ishte aty, të aderonte.

Jam përpjekur të jem etike. Është zgjedhje për të qenë njeri i kulturuar deri te pika që mos t'i japësh shkak tjetrit të vazhdojë përroin psikologjik të psikopatisë kolektive të një kopeje një ka një ADN ideologjike. Ka dy ADN në këtë botë, një biologjike dhe një ideologjike. Unë nuk njoh ndonjë ADN kopeje dhe nuk e shpik dot ky zoti i botës që thotë do bëhemi si duam ne.