Elbasani në protestë, Erjon Murataj: Buka është pa emër dhe ngjyrë partie
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 19:02
Qytetarët e Elbasanit kishin zgjedhur orët e pasdites së sotme për të shprehur revoltën kundër rritjes së çmimeve.
Dhjetëra marshuan nëpër rrugë deri në qendrën e qytetit.
Erjon Murataj, kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, duke ju drejtuar protestuesve, tha se kjo është një protestë përtej ngjyrave politike.
"Edi Rama dhe kushdo tjetër që ka të drejtë vendimmmarrëse duhet të kuptojë që qytetarët nuk janë me ngjyra, në fund të ditës duan bukë. Buka është pa emër dhe ngjyrë partie".
