Grida Duma beson te "hapi pas" i Lulzim Bashës: Shpresoj ta çojë deri në fund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 17:16
Ndërsa mes deputetëve të PD ka konfuzion dhe moskuptim të gatishmërisë së Lulzim Bashës për të bërë një hap pas, Grida Duma është e prirur të besojë dhe shpresojë që po nënkupton dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Duke folur për mediat pas më shumë se 5 orë mbledhje në selinë e PD me grupin parlamentar tha se shpreson që Basha ta çojë hapin deri në fund.
Duma: Është një hap, ka kryer një hap dhe shpresoj ta çojë deri në fund. Shpresoj që gjithçka që thotë të jetë e vërtetë dhe duhet të jetë e vërtetë.
Hapi i radhës?
Duma: Do ta diskutojmë me kolegët.

