PD si këshilltare e Ramës, protesta tregoi se opozita ka humbur forcën në elektorat
Deputetët që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga kryetar të PD, i kanë cilësuar deklaratat e tij si shndërrim të opozitës në këshilltare të qeverisë. Madje Grida Duma shprehet se dhe protestuesit nuk e duan më opozitën dhe as qeverinë.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk e ka komentuar kërkesën e deputetëve që kërkojnë largimin e tij nga kryetar, por para mbledhjes së grupit ai iu bashkua thirrjes së protestuesve për uljen e çmimeve.
Për mediat ai u shpreh se do të paraqesë në Kuvend kërkesën për heqjen e taksave.
Basha: Kërkova eleminimin e menjëhereshëm të taksës së qarkullkimit me vlerë 240 lekë që njihet nga populli si 'taksa Rama' dhe konsiderimin e lehtësimit të përkohshëm të disa taksave të tjera si akciza e karburantit apo taksave të tjera mbi naftën. Kërkova rikonsiderimin e paketës sonë për TVSH 6% për ushqimet pasi çmimi i naftës nuk ka të bëjë vetëm me ata që varen nga automjetet por gjithçka varet nga transporti, gjithçka që ka të bëjë me bukën e përditshme dhe shërbimet e qytetarëve.
Për ish-bashkëpunëtorët e tij, tashmë kundështarë në PD, kjo deklaratë tregon që PD ka humbur objektin.
Duma: Nuk mund të dalë kryetari i oppozitës dhe ta reduktojë PD duke e këshilluar qeverinë si të marrë taksa nga këtu dhe ti çojë atje. Ne nuk këshillojmë qeverinë.
Madje Grida Duma shprehet se deklaratat e protestuesve se nuk janë me asnjë parti, tregon rënien e selisë blu.
Duma: Të përdorësh çmimin e naftës për ti thënë me simbolikë deputetëve që unë do të vazhdoj të bëj me sikur, do ta mbaj peng këtë histori, dhe vetëm opozitë nuk do të bëjmë. Ne duhet të ishim në shesh dhe jo të na vijë siklet se mos ua prishim protestën atyre. Unë besoj se sot duhet të marrim vendim dhe duhet të bëhen hapa pas.
Në selinë, të cilën Berisha kërkoi të hynte për të larguar Bashën, edhe deputetët e mbetur rreth kryetarit hynë me të njëjtin propozim.
