PD pa Bashën dhe Berishën? Luan Baçi kundër grupit parlamentar: Si vendosni dot kushte shumicës, në 30 prill Kuvendi
Deputeti, Luan Baçi, nuk jep mbështetjen për propozimet e grupit parlamentar demokrat që si zgjidhje shohin mënjanimin e Bashës dhe Berishës dhe hapjen e garës për kryetarin e ri të PD.
Në një reagim në facebook, Baçi thotë se ata nuk mund ti vendosin kushte shumicës teksa kujton se PD në 30 prill ka Kuvend.
Baçi u kujton kolegëve se qëndrimi pas zgjedhjeve u fali disa prej mëkateve por nëse po bëjnë lojën politike të radhës nuk do kenë kurrë më falje.
Baçi: Mbledhja e grupit parlamentar te grupimit Brava, nje pjese e tyre me propozimet e trasha qe bejne, te fyejne inteligjencen! E para !Kush jeni ju, qe vini kushte demokrateve qe jane shumic dermuese?Kush jeni ju qe vini kushte se kush duhet te hyje ne gare dhe kush jo?Per çfare grupe perfaqesimi e keni fjalen?
Ka nje PD dhe komisioni i rithemelimit bene drejtimin e saj, ne kete periudhe, behuni pjese e procesit qe ka filluar dhe ketu mbaron historia!
PD eshte e bashkuar, dhe kete e treguan zgjedhjet e pjesshme lokale, ku Brava edhe ato vota qe mori, ishin vota si marzh gabimi per siglen, qe e mban, Brava padrejtesisht edhe pse shume deputet ishin pjese aktive e fushates se kandidateve te Braves!
Brava eshte shkarkuar ne kuvendin e 11 Dhjetorit dhe vendimi eshte ratifikuar ne referendumin e 18 Dhjetorit si asnje here me pare.
Partia Demokratike eshte ne proçes zgjedhor dhe ne 30 Prill ka kuvendin e saj.
Per arsyen se ishim ne zgjedhjet e pjesshme lokale, kuvendi i percaktuar ne 22 Mars u shty, per datën 30 Prill dhe i jepet shansi kujtdo te hyje te garoje, per çdo pozicion Bashes dhe kujtdo tjeter qe deshiron!
Nuk eshte jo vetem demokratike, po as logjike te kerkosh te perjashtosh nga votimi çdo kend qe ka te drejten te votoj!
Tregohuni serioze dhe te sinqert me demokratet, ne qofte se me qendrimin qe mbajtet tani, ju falen ca nga mekatet e deri tanishme, ne qofte se vazhdoni te beni loje, dijeni mire se kurr nuk do te keni me falje!

