Rama: Taksa e naftës nuk hiqet, s'ka protestë me drita Iphone e bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën

Kryeministri Edi Rama mbetet i vendosur për të mos hequr taksat ndaj naftës.

Në komunikimin me ndjekësit në facebook ai tha se nuk ka protestë që të lëkundë qeverinë nga ky qëndrim sepse energjia nuk do të rritet.

Edi Rama: Taksat e naftës nuk do të hiqen dhe këtë nuk ka protestë me drita Iphone dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Ky është thelbi i moralit dhe i arsyes së kësaj zgjedhjeje.

Ta fusin mirë në kokë ata që flasin  pa u informuar por duke përsëritur si në jem fakte krejt të sajuara. Ato 650 mln euro në rastin më të keq ose ato 290 mln euro në rastin më të mirë që do të duhet ti paguajmë deri në fund të vitit për të mos ngarkuar asnjë familje shqiptare apo biznes të vogël me një faturë të rëndë energjie nuk kemi mundësi ti paguajmë nëse ndërkohë mbajmë dhe taksat më të ulëta në rajon, se në Europë po e po, qoftë për individin, qoftë për biznesin e vogël. Kemi dhe kontributet shëndetësore dhe shoqërore në rajon se në Europë nuk diskutohet. Jo vetëm kaq, jo vetëm do ti mbajmë por siç do ta shihi nga paketa e rezistencës sociale do të vijiojmë të ulim akoma më tutje taksat mbi pagën por për ata që realisht kanë nevojë për mbrojtje dhe jo domosdoshmërisht kanë veturë.

Për mua dhe qeverinë çështja themelore sot nuk është si mos të na dhëmbë koka kur mbushim veturën me naftë, por e para si të mos faturohet kriza energjitike mbi asnjë familje apo biznes të vogël dhe si tu kompensojmë rritjen e çmimit të shportës jo të gjithëve, as atyre që ulërijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e shqetësuar dhe të nxitur nga duart e mirënjohura që vijnë këtu. Por qindra e mijëra shqiptarë që përgjithësisht nuk kanë as vetura, as Iphone dhe nga ana tjetër për ne është e rëndësishme si mos tu dhëmbë koka nga çmimi i biletës atyre qindra e mijëra qytetarëve që nuk lëvizin me katër rrota personale apo familjare por hypin në autobus.