"Berisha u votua me 6 mars", Garo: Përjashtimet dhe mungesa e votës së lirë, vdekja e një partie

Propozimi i hedhur në grupin parlamentar të PD për mënjanimin nga partia të Bashës dhe Berishës nuk është mirëpritur Grupi i Rithemelimit të PD.

Pas deputetit Baçi edhe zëdhënësja e Grupit të Rithemelimit, Floriana Garo, thotë se sot demokratët nuk janë para dilemës Berisha apo Basha.

Ajo nënvizon se Sali Berisha dhe kandidatët e Shtëpisë së Lirisë e kaluan provën në 6 mars, duke marrë sipas saj 70% të demokratëve përkundër logos së rrëmbyer.

Ajo thotë se zgjidhja për PD është vota e lirë dhe kush ka frikë prej saj nuk ka moral të kërkojë votën e shqiptarëve.

Garo: Kaq dite pas katastrofes elektorale ku e katandisi Partine Demokratike, ish kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetet e Grupit Parlamentar te kesaj partie.

Pasi i eshte pervjedhur gjithe jeten e tij politike pergjegjesise per serialin e humbjeve, edhe kesaj here kerkon t’i shpetoje asaj duke e vene veten tashme i damkosur si humbes serial dhe peng mjeran në një hap me Sali Berishën.

Grupi parlamentar dhe demokratet nuk jane  sot para dilemes: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kanditatet e SHL votuan në 6 Mars me gjithe logon e rrembyer 70 për qind e demokratëve, ndersa PD e vules, braves pengut dhe bunkerit u rendit e treta per here te pare ne 30 vjet qe nga dita e themelimit te saj.

PD e vules dhe logos se rrembyer u katandis ne kete dite sepse Lulzim Brava, peng i aferave dhe pazareve, injoroi dhe mohoi vullnetin e demokrateve dhe voten e tyre te lire brenda PD-se.

Pergjigjen ata e moren ne 6 Mars!

Zgjidhja e vetme eshte bashkimi permes rikthimit tek vota e lire! Anetaret, drejtuesit, deputetet e PD e kane vendin e tyre te pamohueshem ne Partine Demokratike te votes se lire. Kush ka frike voten e lire te demokrateve nuk ka moral te kerkoje voten e shqiptareve!

Çdo demokrate dhe demokrat duhet te kuptoje se perjashtimet dhe mungesa e votes se lire jane vdekja e nje force politike!

Ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bere vegel apo kukull e ndokujt, por vetem permes bashkimit i cili realizohet vetem me nje kusht: Vota e lire!