Xhaferraj braktis mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD: Basha nuk reflekton!

Ferdinand Xhaferraj ka braktisur mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së pasi sipas tij Basha nuk reflekton për të bërë hap pas, për te lënë karrigen e kryetarit.

Gazetarja e Ora News Fiorela Beleshi bën me dije se gjatë mbledhjes së sotme ka dalë kundër Bashës edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, 2 nënkryetarët Enklelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku që i këkrojnë të bëjë një hap pas. Sipas tyre duhet të largohet dhe Berisha dhe mos kandidojë për kryetar të PD-së.

Burime për Ora News bëjnë me dije se në përfundim:

Grupi Parlamentar mendon se duhet të bëjnë hapa pas edhe Berisha dhe Basha. Basha është shprehur i gatshëm për zgjidhje, pritet vendimi i Berishës.

Propozohet: Ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë.

Ka propozime te ndryshme se kur duhen te organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit dhe bashkimin e demokrateve.

Këto propozime do te diskutohen edhe me kolegjin e kryetareve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marre dhe mendimin e tyre.

Mbledhja nuk ka arritur në një vendim përfundimtar. Lulzim Basha tani ka vetëm mbështetjen e deputetes Oriola Pampuri.