Ina Zhupa kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës: S'mund të qëndrojmë sikur rezultati i 6 Marsit s'ka ndodhur

Vijon mbledhja e Grupit parlamentar të PD-së prej gati 4 orësh. Burime për Ora News bëjnë me dije se deputetëve të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e  Luzlim Bashës nga posti i kryetarit i është bashkuar edhe Ina Zhupa. Zhupa shprehet se nuk mund të pretendojnë sikur rezultati i 6 marsit nuk ka ndodhur. Sipas saj vetëm vota mund ta zgjidhë situatën dhe krizën në PD në mënyrë që në zgjedhjet lokale të  2023 të fitojë. 

Ina Zhupa: Kjo protestë sot tregon që populli opozitar është në shesh. Dhe ndaj çdo përpjekje e jona duhet të jetë si të fitojmë besimin e tyre për t'i përfaqësuar e mundur Edi Ramën.

Ndaj Partia Demokratike s'mund të diskutojë më e dyta apo e treta në zgjedhje por duhet një plan bashkimi qe ka si bazë votën e lirë të demokrateve.

Nuk mund të qëndrojmë sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky është qëndrim i çdo deputeti të PD qe e do partinë dhe ka për detyrë të komunikojë me demokratët dhe të garantojë që ato vota të 25 prillit të shtohen dhe jo të pakësohen.

Si zgjidhje propozoj tërheqjen tuaj kryetar dhe duke  u ngritur një strukturë që gëzon besim të palëve se tashmë kemi dy palë dhe që hap një garë për drejtimin e partisë që shumica e demokratëve të vendosë dhe të respektohen të gjitha pakicat që mund të marrë kushdo kandidat në garë.

Vota mund të zgjidhë këtë situatë mendoj. Që në zgjedhjet e 2023 të shkojmë si opozitë e madhe që të mundim Ramën për të mirën e çdo qytetari.

Ina Zhupa kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës: S'mund të