Borrell viziton Ballkanin Perëndimor më 13-16 mars, të martën në Tiranë takon Ramën

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë më 13-16 mars.

Vizita do të riafirmojë përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.

Përfaqësuesi i Lartë do të udhëtojë të martën për në Tiranë, 14 mars Shqipëri, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi i tyre do të pasohet nga një komunikim me shtypin në orën 11:00.

Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.