Gazment Bardhi: Basha dhe Berisha janë kthyer në problem për PD, të tërhiqen

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, përsëriti edhe para mediave qëndrimin e tij në mbledhjen më shumë se 5 orëshe të grupit parlamentar të PD, se Basha dhe Berisha duhet të tërhiqjen për ti hapur rrugë zgjidhjes dhe bashkimit të demokratëve.

Duke i konsideruar të dy pjesë të problemit dhe krizës në PD, Bardhi thotë se zgjidhja nuk mund të vijë me ta.

Bardhi: Situata e rëndë në të cilën ndodhet PD kërkon zgjidhje dhe zgjidhja do të duhet të vijë përmes bashkimit. Për këtë arsye i kam kërkuar, pas vendosjes në dispozicion nga vetë Basha të pozicionit të tij për të zgjidhur situatën, i kam kërkuar Bashës të tërhiqet sëbashku me shkaktarin tjetër të problemit ku ndodhet PD, zotin Berisha. Një tërheqje e të dyve do të ishte rruga përpara për të gjetur bashkimin  mes demokratëve që PD të ringhrihet, të jetë më e fortë dhe të bëhet alternativë qeverisëse.

Duhet një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Sakohë ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të tërhiqen që të kemi mundësi të gjejmë rrugën e zgjidhjes për të bashkuar demokratët. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë, nëse vijojmë luftën të përçarë do të jetë e pamundur të bëhemi alternativë për shqiptarët.

Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për të bërë hap pas por për tu bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer veten, pozicionin e tij në interes të PD dhe demokratëve. Është një momnent i rëndësishëm për të ardhmen e PD, secili prej nesh përfshirë Bashën dhe Berishën duhet të kapërcejnë veten, demokratët kanë nevojë për zgjidhje, zgjidhja vjen vetëm përmes bashkimit.

Interesi i PD duhet të prevalojë mbi çdo interes tjetër personal. Basha ju ofrua grupit parlamentar duke qenë në dispozicion të zgjidhjes, ky është një lajm i mirë për çdo demokrat që e do të fortë, të bashkuar dhe jo të përçarë PD. Ky është lajmi sot dhe është i rëndësishëm për çdo demokrat.

Sa kohë ka një krizë në PD të shkaktuar nga një vendimmarrje e zotit Basha mbi fatin e zotit Berisha të dy janë kthyer në problem për PD. Të dy duhet të tërhiqen për ti hapur rrugë zgjidhjes.

Gazment Bardhi: Basha dhe Berisha janë kthyer në problem për PD,