"Vota do përcaktojë vendin e gjithësecilit", Paloka: Nëse Basha vazhdon lojërat alla Rama, demokratët ti bashkohen shumicës
Deputeti Edi Paloka deklaron se Lulzim Basha nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse ti hapë rrugën demokratëve për bashkim dhe të mos bëhet pengesë me lojërat dhe hilet e tij alla Rama.
Paloka thotë se vetëm vota e lirë e demokratëve do të përcaktojë vendin e gjithësecilit prej tyre në atë parti.
Paloka: L.B ka vetem nje mundesi sot; t’ju hape rrugen demokrateve per bashkim pa vazhduar te behet pengese me lojrat dhe hilet e tij alla Rama. Bashkimi behet vetem mbi bazen e votes se lire. Te votohemi te gjithe , nga i pari tek i fundit dhe demokratet me voten e tyre te percaktojne vendin e gjithesecilit. Gjithe perdredhjet e tjera , jane thjeshte vazhdim i lojes per te mbajtur PD te percare dhe Ramen ne pushtet! Nese L.B vazhdon kete loje, te gjithe ata demokrate qe duan vertete PD , thjeshte duhet ta braktisin e te bashkohen me shumicen e padiskutueshme qe Bashen e ka shkarkuar qe ne dhjetor 2021.
