Zbulohet lëndë narkotike brenda burgut të Vlorës, nisin hetimet

Një sasi lëndë narkotike është zbuluar në qelitë e burgut të Vlorës pas kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e së premtes, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Pavarësisht se bëhet fjalë vetëm për një sasi prej 8 gram kanabis oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kanë nisur hetimet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të zbuluar se si u fut në qelitë e burgut sasia e kanabisit.

Në shkurt në burgjet e vendit u zhvillua një mega-operacion i koduar ‘Trinomi’, i cili çoi në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur.

Nga operacioni u zbulua se të dënuarit për vepra të rënda penale kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal brenda në ambientet e burgjeve ose afër tyre duke krijuar një grup të strukturuar kriminal.

Policët e burgjeve, jo vetëm që nuk kanë ndërhyrë për të shkatërruar këtë grup, por kanë bashkëpunuar me ta duke mundësuar futjen në qeli të drogës dhe sendeve të paligjshme dhe transportin e saj nga njëri burg në tjetrin.

Droga transportohej nga burg i Peqinit në burgun e Drenovës dhe më pas në paraburgimin e Elbasanit.

Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, duke shpërdoruar detyrën apo me anë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike.

Zbulohet lëndë narkotike brenda burgut të Vlorës, nisin