Alibeaj: Basha në dispozion të çdo zgjidhje që heq problemin. Ja çfarë kërkohet nga Berisha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i është bashkuar grupit të deputetëve që duan tërheqjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas tij në situatën ku ndodhet kjo parti secili duhet të bëjë një hap pas.

Duke e parë si pjesë të problemit, ai tha se edhe ish-kryeministri Berisha duhet të heqë dorë nga fryma përçarëse dhe agresioni.

Alibeaj: Qëndrimi im është i qartë. Duhet kërkuar nga çdokush një gjë që doli me të gjithë diskutantët në mbledhjen e grupit, bashkimi i demokratëve. Gjithë këtë periudhë ka pasur një frymë përçarëse, agresive e cila konkludoi në 6 mars. Në 6 mars kuptuam që kishim jo vetëm një pjesë të votuesve të PD, një pjesë të votuesve të Foltores, por edhe një pjesë demokratësh që në 25 prill votuan për ne.

Analiza fillon si ti bëjmë bashkë këto tre grupime. Gjithëkush duhet të bëjë një hap pas që demokratët të ecin përpara. Basha vihet në dispozicion të çfarëdo zgjidhje, çdo zgjidhje që e heq problemin. Dhe nga Berisha të hiqet dorë nga fryma përçarëse, agresioni, injektimi i një atmosfere jopërbashkuese, janë minimumi që u kemi borxh demokratëve.

Çfarë hapi pas të bëjë Berisha?

Alibeaj: Të heqë dorë nga fryma përcarëse, agresive. E kuptoni fare mirë këtë gjë. Të heqim dorë nga kjo gjë.