Përfshihet nga flakët masivi pyjor i Shelbuemit në Lezhë
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 17:48
Një zjarr ka përfshirë masivin pyjor të Shelbuemit pranë lagjes gurra të qytetit të Lezhës.
Për shkak të erës së fortë flakët po përhapen me shpejtësi.
Në terren ndodhen zjarrfikësit, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit me qëllim që mos i afrohet zonës së banuar.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

