U raportua në medie se e qëlloi me shpullë militantja e PD-së, Salianji mohon incidentin

Ervin Salianji në një deklaratë për mediet ju përgjigj gazetarëve lidhur me tensionet e sotme mes tij dhe një mbështetësje të PD-së.

U raportua se militantja e goditi me shpullë, por Salianji në një deklaratë për mediet tha se kishte thjesht tensionim të situatës, duke e mohuar incidentin. Deputeti i cili ka kërkuar hapur dorëheqjen e Lulzim Bashës u shpreh se nuk ka frikë dhe nuk mund ta kërcënojnë.

Salianji: Njerëz të paftuar që janë rreth e rrotull, që emocionohen nga këto situata po asnjë gjë me tej. Ka pasur njerëz të paftuar dhe ka qenë një komunikim përtej limitit me kryetarin e partisë, të dy në tejkalim, por padyshim në tejkalim është ai që fton njerëz që janë të paftuar ën sallën ku zhvillohen mbledhjet e Grupit Parlamentar. Nuk është normale që të ketë. Salla e mbledhjeve të grupit është për anëtarët e Grupit Parlamentar. Unë nuk intimidohem dot, as nuk kërcënohem, as nuk kam frikë. Nuk ka pasur një kërcënim, se as nuk më kërcënojnë dot. Ka pasur një tensionim.

Çfarë nënkuptoni me hap pas të Bashës?

Salianji: Dorëheqje e Lulzim Bashës nga kryetar partie.