Basha s'jep dorëheqjen: Nuk diskutuam për koka turku, por për zgjidhje
Në përfundim të mbledhjes 5-orëshe të Grupit Parlamentar të PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediet u shpreh se përgjegjësia kryesore për të zgjidhur situatën në PD bie mbi të si kryetar partie, duke nënkuptuar se nuk do të japë dorëheqjen. Ai u shpreh se me Grupin Parlamentar nuk diskutuan për koka turku, por për të gjetur zgjidhje në mënyrë që demokratët të bashkohen.
Basha: Vendosmëria për të bërë gjithçka për të bashkuar PD. Padiskutim që si kryetar i PD përgjegjësia kryesore bie mbi mua. Ndava me Grupin Parlamentar atë që do ndaj dhe me institucion te e tjera të partisë vënien time në dispozicion në të gjitha format e mundshme që të ndihmojmë bashkimin e PD dhe ecjen përpara. Grupi Parlamentar ka parë mundësitë e bashkimit të demokratëve, nuk ka kërkuar koka turku. Unë nuk jam këtu për të bërë justifikime dhe as për të bërë kokë turku. Për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Në të njëjtën mënyrë do ecim përpara. Sa më takon mua jam në dispozicion të zgjidhjes me gjithçka kam në dorë.




