Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar te PD-se në "Air Albania": Shkarkohet Basha. Ngrihet komision për rithemelimin e partisë
Kuvendi kombëtar i PD-së i thirrur më 11 dhjetor 2021 nga Sali Berisha me mbështetësit votoi thuajse në shumicë absolute shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
"Revolucionit nuk i reziston askush" tha Berisha në mbyllje të Kuvendit të mbajtur në "Air Albania" të cilin e quajti "triumf të lirisë".
Pas shkarkimit Berisha e quajti Bashen "kufome politike" e i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga çdo lloj përpjekjeje për t’i garantuar mbijetesë pengut të tij, "sepse në mënyrë absolute hoqe apo nuk hoqe dorë ky revolucion do të kthehet tek ti Edi Rama. Revolucionit nuk i reziston askush”
Votimi për shkarkimin ose jo të kryetarit të PD-se, Basha u be i fshehtë.
Shkarkimi i Bashës më pas do të hidhet në referendum më 18 dhjetor 2021, pikërisht ditën kur Basha ka thirrur Kuvendin e PD-se.
Në orën 18:00 u be publik rezultati i votimit:
Kanë votuar: 4491 delegatë
Pro shkarkimit: 4446 delegatë
Kundër: 36 delegatë
Fletë e pavlefshme: 9 delegatë
As shiu i dendur nuk i ndali delegatët dhe as mbështetësit demokratë që kishin mbushur stadiumin qysh prej ores 10:00. Telemonitorët treguan se ishin mbledhur 4935 delegatë.
Kuvendi gjithashtu mori vendim për shkarkimin e kryesisë, 4 nënkryetarëve të partisë dhe sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe shpalli rithemelimin e PD-se.
Komisioni i Rithemelimit përbëhet nga 29 emra të njohur të PD-së. Ky organ kolegjial i përkohshëm do të garantojë në fazën e shkurtër tranzitore funksionimin e PD-se deri sa vota e fshehtë anëtarëve të përcaktojë kryetarin dhe organet e tjera. Më 22 mars 2022, mblidhet Kuvendi Kombetar për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.
"Në seli do të shkojmë në momentin e parë. Nuk është seli e pengjeve" tha Berisha në përfundim të Kuvendit kombëtar ku u miratua Komisioni i përkohshëm i rithemelimit të PD-së.
Po kështu u miratua rikthimi i vulës dhe siglës së partisë, dhe nen për nen statutin e ri të PD-së.
Ndërkohë në selinë PD Basha paradite festoi themelimin e PD-së ndërsa në mbrëmje mblodhi kryesinë e PD-se ku mori vendim për shkarkimin e kryetareve të 11 degëve të PD-së.
Miratohet statuti i ri i PD
U miratua statuti i ri të PD-së me 67 nene. Gjithashtu u anulua dhe vendimi i Bashës për shkarkimin e Berishës nga grupi i PD-së.
Ky statut do të miratohet në Kuvendin e 22 marsit 2022.
Në dokumentin me 67 nene shkruhet se kryetari I Partisë shkarkohet nëse humbet zgjedhjet parlamentare. Nëse humbet zgjedhjet vendore drejtuesi i partisë do të votëbesohet me votë të fshehtë në kuvend kombëtar.
Kryetari qëndron në detyrë nëse merr votën e 70 % të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim.
Statuti i ri rikthen primaret në parti, nga baza drejt qendrës, legalizon fraksionet si dhe ul numrin e anëtarëve të organeve drejtuese. Anëtarët demokratë do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre për çështje të rëndësisë së veçantë përmes referendumit që mund të thirret nga Kuvendi, kryesia e jo më pak se 7 mijë firmëtarë të partisë.
Ora News eshte në një transmetim maratonë
Ora 20:00 Këlliçi: Të hënën do të shkojmë në gjykatë dhe do të regjistrojmë ndryshimet në statut
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha se ditën e hënë të zyrtarizohen ndryshimet statutore në gjykatë pas vendimeve të marra në Kuvendin e PD-së.
Në një intervistë për Ora News ai u shpreh se një vendim i tillë është marrë për të shmangur çdo keqkuptim është vendosur që Komisioni i rithemelimit të shkojë në gjykatë dhe të regjistrohen.
Ora 19:45 Kush janë 11 anëtarët që nuk i shkuan Bashën në Kryesi, pas Kuvendit nisin “ndëshkimet” për krerët e degëve
Pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar i PD-së në “Air Albania” të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, duket se kreu aktual i PD-së. Lulzim Basha ka nisur me masat.
Ai ka mbledhur Kryesinë e partisë ditën e sotme në orën 18:00 dhe mësohet se 11 anëtarët e kësaj kryesie që janë rreshtuar pro ish-kryeministrit Berisha dhe nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje pritet të shkarkohen. Basha gjatë mbledhjes është shprehur se ata që nuk kanë ardhur në selinë blu për mbledhjen e Kryesisë të ndihen të vetëshkarkuar.
Lista e anëtarëve të Kryesisë që nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen Kryesi: Edi Paloka, Belind Kellici, Ivi Kaso, Albana Vokshi
Aldo Bumci, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli, Ledina Mandia.
Vetëm Tomorr Alizoti kishte lajmëruar më herët që s’do jetë në asnjë prej Kuvendeve.
Ora 18: 00 Kuvendi i Berishes shkarkon Bashën
Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha në “Air albania” kanë shkarkuar nga posti i kryetarit Lulzim Bashën.
Konkretisht kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në Kuvendin kombëtar në stadiumin "Air Albania".
Ndërkohë nga ky total 4491 kanë votuar në këtë Kuvend dhe 4446 prej tyre janë pro shkarkimit.
Nga ana tjetër, vetëm 36 janë shprehur kundër dhe 9 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Ora 16:10 Nis numërimi i votave
Në "Air Albania" mbyllet votimi dhe nis numërimi i votave për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Ndërkohë Basha informoi se do të mbledhë kryesinë e PD-së në orën 18:00.

Ora 15:30 Në "Air Albania" vijon votimi për shkarkimin e Bashës, makinat e policisë stacionohen tek xhamia afër selisë PD
Ndërsa në "Air Albania" vijon votimi i shkarkimit të Lulzim Basha nga posti i kryetarit të PD-së, makina të shumta policie dhe makina ujëhedhëse janë parë të lëvizin nëpër rrugët e Tiranës
Kamerat e Ora News kanë filmuar prani të policisë pranë Xhamisë së Namazgjasë, cila është dhe pranë selisë së PD-së.
Çfarë ndodh ne Kuvend
Me votim të hapur delegatët votuan ndryshimet statutore si dhe u shkarkuan 4 nënkryetarët e PD-së, sekretari i përgjithshëm, Gamzend Bardhi dhe kryesia e PD-së.
U ngrit një komisioni i përkohshëm deri në ngritjen e strukturave të reja të PD-së. Komisioni ka mandat 3 mujor dhe ka në përbërjen e tij 29 zyrtarë të lartë përfshirë dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Ndërsa është hedhur në votim të fshehtë kërkesa: Pro apo kundër shkarkimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Kjo kërkesë më pas do të hidhet në referendum pikërisht më 18 dhjetor, ditën kur Basha ka thirrur kuvendin e demokratëve. Ndërkohë në selinë e PD-së u festua themelimi i partisë dhe kryetari Basha duke mbajtur fjalimin e tij sulmoi dhe Berishën. Basha dhe mbështetësit e PD-së nuk e njohin kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Ora 14: 23 Ademi nga "Air Albania": Arritjet më të mëdha drejt integrimit Shqipëria i ka njohur nën qeverisjen e Berishës
Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk mori pjesë në "Foltoren" e zhvilluar në Shkodër nga zoti Berisha, por ajo zgjodhi që t'i shprehte hapur mbështetjen e saj në Kuvendin e "Air Albania.
Ademi u shpreh se është takuar me qëndrestarë të palëkundur të PD-së që nga dhjetori i '90.
Ora 14: 12 Vijon votimi i fshehtë
Delegatët vijojnë të hedhin votën e tyre të fshehtë pro apo kundër shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar të PD-së, ndërkohë që në podium mbajti fjalën ish kryeministri Sali Berisha dhe më pas kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.


Ora 13: 58 "Non grata", Berisha thirrje DASH: Çojini provat kundër meje në Paris, në të kundërt vazhdoj misionin
Ish-kryeministri Sali Berisha sfidoi edhe njëherë Departamentin Amerikan të Shtetit të dorëzojë në gjykatën e Parisit provat kundër tij për të legjitimuar shpalljen "non grata", në të kundërt ai shtoi se do të vazhdojë misionin e tij që ka nisur.
Ora 13:33 "Duhet ti vinte Ramës kufirin te thana", Berisha për Bashën: Ndërtoi hiçin
sh-kryeministri Sali Berisha akuzoi pasardhësin e tij, kreun aktual të PD se në 8 vite opozitë tentoi të ndërtojë kultin e Bashizmit por në realitet ndërtoi kultin e hiçit.
Para demokratëve në Kuvendin Kombëtar të PD, ai tha se Basha duhet ti vinte Ramës kufirin te thana.
Ora 13: 28 Berisha sulmon Soros: Kuvendi ynë ngjarje historike për konservatorët në SHBA
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi nga Kuvendi Kombërtar i PD, multimiliarderin George Soros. Ai tha se Kuvendi i thirrur prej tij duhet të jetë një ngjarje historike për konservatorët në Europë, SHBA dhe kudo në botë.
0ra 13:15 Berisha u drejtohet demokratëve: Kuvendi kthen kultin e anëtarit të PD
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në fjalën e tij para delegatëve dhe mbështetësve të PD të mbledhur në stadium deklaroi se ky Kuvend është i pari që kthen kultin e anërtar tëe PD.
"Kuvendi më madhështor, më i bukur dhe më triumfues, më mahnitës në historinë e 30 viteve. Kuvendi që mblidhet si monument madhështor i rithemelimit të PD, kuvendit të parë në histori të kultit të anëtarit të PD, kultit të lirisë, anëtarit të lirë. Vendosim të rithemelojmë forcën e madhe të PD.
Ora 13: 13 Në selinë PD Basha troket gotat me shampanjë, Berisha mban fjalim tek "Air Albania"
Ora 13:09 Delegatët e PD shkarkojnë nga detyra nënkryetarët e PD dhe sekretarin Bardhi
Kuvendi i Foltores votoi sot për shkarkimin e katër nënkryetarëve të Partisë Demokratike, përkatësisht të Grida Dumës, Alfred Rushaj, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj dhe të sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Po kështu Kuvendi konstatimin e pavlefshmërisë të mbledhjes së konstiotuimit të kryesisë së PD të datës 15.11.2021 për mungesë kuorumi, konstatimin e pavlefshmërisë të vendimit të kryesisë. Anulimin e thirrjes publike për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD me 18 dhjetor".
Foltorja do të mbajë Kuvendin e radhës të PD me 22 mars të 2022 me qëllim rishikimin e statutit të PD dhe zgjedhjen e organeve qëndrore. Rendi i ditës, ora dhe vendi i mbajtjes do të përcaktohen me një njoftim publik jo më vonë se 30 ditë para mbajtjes së Kuvendit.
Ora 13:07 Vokshi prezanton rezolutën e FRPD dhe LDG: Vendim arbitrar i Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar
Nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i PD-së, në "Air Albania" Albana Vokshi u shpreh se ky stadium nuk ka qenë asnjëherë më i bukur se sot. Ajo prezantoi rezolutën e propozuar në Kuvendin Kombëtar nga dy organizatat partnere, FRPD dhe Lidhja Demokratike e Gruas.
12: 58 Rithemelimi i PD-se, Ja përbërja e Komisionit të përkohshëm
Ora News siguron emrat e komisionit të përkohshëm të rithemelimit të PD-së. Ky komision do të përbëhet me figura me autoritet dhe kontribut ndër vite në PD.
Ata jane: Agron Shehaj,Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Belind Këlliçi, Bled Himci, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Enno Bozdo, Vili Minarolli, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Ivi Kaso, Klevis Balliu, Keltis Kruja, Luan Baci, Lorenc Luka, Moza Hajdarmataj, Sali Berisha
"Ky organ kolegjial i përkohshëm do të garantojë në fazën e shkurtër tranzitore funksionimin e PD-se deri sa vota e fshehtë anëtarëve të përcaktojë kryetarin dhe organet e tjera" tha deputeti i PD-se, Oerd Bylykbashi.
Kuvendi i Foltores do të votojë sot për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit të PD.
Votimi do jetë i fshehtë.
Fleta e votimit do të ketë pyetjen: A jeni dakord me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha.
Do mbajë përgjigjet alternative
Po (Dakord me shkarkimin)
(Jo (Kundër shkarkimit)
Vendimmarrja e dalë nga Kuvendi kombëtar do të ratifikohet përmes një referendum tek anëtarësia që do të mbahet më 18 dhjetor 2021
Ora 12: 28 31-vjetori i PD-së, Basha në selinë blu: Me barrën e së kaluarës dhe vargonj në këmbë kemi ecur përpara sprovë pas sprove
Ora 12: 34 Basha përjetëson në memorial firmat e themeluesve të PD në 11 dhjetor 1990
Ora 12: 44 Kuvendi po miraton ndryshimet statutore.
Miratoi nen për nen dhe në terësi statutin e ri të Partisë Dermomratike.
Kuvendi i Foltores miratoi sot atë që e konsideroi statuti i ri i Partisë Demokratike.
Statuti u miratua nen për nen dhe në terësi.
Kuvendi shkarkon Kryesine e drejtuesit e PD. Më 22 mars 2022 thirret kuvendi i Ri.
Ora 12:00 Paloka: Nuk mund të pranojmë shkatërrimin e PD pse 6 vetë mbahen për karrige dhe kapardisen në Kuvend
Mes ovacioneve të shumta të të pranishmëve, Kuvendin Kombëtar të PD-së në stadiumin "Air Albania" e hapi kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, njeriu të cilit ju besuan edhe formularët e firmosur nga delegatët.
Ndërsa bëri një historik të shkurtër sesi demokratët erdhën te ky Kuvend, Paloka tha se është koha që demokratëve dhe shqiptarëve t'u kthehet opozita e vërtetë dhe PD-në ta çojnë drejt fitores.
Ora 11: 35 Paloka: Nuk mund të pranojmë shkatërrimin e PD-së nga 5 - 6 vete që kapardisen në sallën e parlamentit
Paloka uroi punimet e Kuvendit duke uruar themelimin e PD-së në ditën e rithemelimit të PD-së.
“Nuk mund të pranojmë shkatërrimin e PD-së vetëm se 5 – 6 vetë kërkojnë të mbahen nga një karrige e të kapardisen në sallën e parlamentit që sot ngjan më shumë si një sallon mode apo sallë spektaklesh sesa me arenën ku duhet të luftohet për interesat e qytetarëve shqiptarë. Jemi mbledhur tu rikthejmë shqiptarëve opozitën e vërtetë dhe të rikthejmë PD-në tek fitorja.

Ora 11: 20 Mbi 4900 delegate ne "Air Albania". Nen tingujt e "The Final Countdown" nis Kuvendi i PD-se
"Mblidhemi për të rithemeluar PD-ne. Do kemi krenari kur të themi unë isha aty për rithemelimin e PD-se" tha Paloka i cili hapi Kuvendin ne "Air Albania"

Ora 11: 19 Voltana Ademi nuk ka më dilema, e pranishme në Kuvendin e thirrur nga Berisha

Ora 11:13 Berisha niset drejt "Air Albania": Basha prej kohësh një i pakallur
Ora Berisha niset drejt "Air Albania": Basha prej kohësh një i pakallur. Përsërit dhe njëherë thirrjen: Hajde në Kuvend
Lideri historik i demokratëve Sali Berisha është nisur drejt Kuvendit që do të mbahet në "Air Albania."
Në transmetimin maratonë që përcolli Ora News, Berisha shihet teksa del nga shtëpia i shoqëruar nga truprojet -ët e tij.
Ora 10:50 Numri i delegatëve i kalon 4 500

Ora 10: 36 Bardhi deklaroi mbi 5000 firma për 18 dhjetorin, ironia e demokratit: Ja ka bërë llogarinë Lulzim Basha, 7x7=42
Delegatëve të PD-së i ka mbërritur në telefon një mesazh për bojkotimin e Kuvendit të Sali Berishës. "SHBA nuk bashkëpunon me Berishën," thuhet në mesazh.
Qytetari në transmetimin maratonë që përcolli Ora News para nisjes së Kuvendit shprehet se nuk e di nga i ka ardhur mesazhi. Ai gjithashtu e cilëson një shenjë frike nga ata që nuk mund të përballen me realitetin.
Ora 10: 24 "Ky është Skënderbeu i dytë, Basha besëprerë"
Mbështetës të shumtë të PD që do të ndjekin sot Kuvendin e Foltores në "Air Albania" ndanë për Ora News pritshmëritë që kanë. Në unison ata thonë se këtë ditë e shohin të rëndësishme për një ristartim të kësaj partie të cilën ata thonë se Basha e shkatërroi në 8 vite.
Ora 10:00 Simpatizanti i PD: Ky është dimri i fundit i vetmisë për Bashën dhe Bardhin
Një simpatizant i Partisë Demokratike që i drejtohej stadiumit "Air Albania" thotë për Ora News se ky është dimri i vetmisë së fundit për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie Gazment Bardhi.
Ora 09:52 Mbështetësit e Bashës publikojnë videomesazhin: Po mashtrohet me qëllim për të sulmuar Lulzim Bashën
Mbështetësit e Bashës rishpërndajnë në facebook mesazhin e Zv/ ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Escobar.
Ora 09: 45 “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën” qytetari denoncon Live në Ora News mesazhin e marrë në 3 të mëngjesit
Në telefonat e delegateve të PD-së kanë mbërritur mesazhe për të bojkotuar kuvendin e sotëm në “Air Albania”.
Në transmetimin Live që Ora News solli, një qytetar denoncoi mesazhin e mbërritur në telefonin e tij.
Ora 09:45 Mesazhi i demokratit nga Tropoja për kryetarin Basha
Mbështetësit e Partisë Demokratike janë entuziastë për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha.
Teksa ka ardhur nga Tropoja për aktivitetin politik, ky demokrat përcjell këtë mesazh për kreun e partisë përmes Ora News
Ora 09:37 Kuvendi, ja si verifikohen kartat e delegatëve të PD për të hyrë në stadium
Në stadiumin “Air Albania” ka nisur futja e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së. Kuvendi i thirrur nga lideri historik i PD pritet të fillojnë në orën 10:00.Organizatorët kanë bërë një kartë dhe një bar code me të cilin bëhet verifikimi në hyrje
Ora 09:16 Kuvendi i "Foltores", Ora News transmetim maratonë, çfarë po ndodh në stadiumin "Air Albania"
Dita e shtunë ka nisur e rrëmujshme në stadiumin "Air Albania". Ka një lloj çorientimi të delegatëve për hyrjen në stadium.
"Kjo është hyrja kryesore ku po hyjnë delegatët. Verifikimi bëhet përmes një pajisje që është vendosur në hyrje të tribunës ku do vendosen delegatët. Pajisja lexon elektronikisht kartat" raportoi gazetari Everest Dedaj.
"Karta elektronike do të shqërbejë edhe për të konfirmuar kuorumin për shkarkimin e kreut të PD.Parashikohet që kërkesa për shkarkim të jetë me votim të fshehtë. Parashikohen disa fjalime politike, përfshirë atë të liderit historik të PD-së Berisha.
Në diskutim nga stafi i Foltores është edhe prania e mediave në stadium pasi deri tani është thënë se do të përcillet me regji qëndrore.
Organizimi i stafit të Foltores për Kuvendine sotëm ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes së të premtes. Mësohet se ka pasur një mbledhje të grupit organizator për diskutuar detajet e fundit.
Masat e policisë
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Pika kontrolli janë pozicionuar në hyrje të Tiranës dhe te stadiumi "Air Albania".
Në fokus janë personat e armatosur dhe ata me precedent penalë.
Sakaq një kordon policor do të pozicionohet te selia e Partisë Demokratike.
Te Kryeministria gjithashtu përveç Gardës do të ketë edhe forca të rendit.
Në dispozicion do të jetë dhe autobotet nëse do të ketë tensione.




























