Në "Air Albania" vijon votimi për shkarkimin e Bashës, makinat e policisë stacionohen tek xhamia afër selisë PD

Makina të shumta policie dhe makina ujwhedhwse janë parë të lëvizin nëpër rrugët e Tiranës ndërsa në Kuvend vijon votimin për shkarkimin ose jo të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Kamerat e Ora News kanë filmuar prani të policisë pranë Xhamisë së Namazgjasë, cila është dhe pranë selisë së PD-së.

Kjo prani e madhe e efektivëve vjen pasi ekziston një frikë që delegatët e Kuvendit që mbahet në "Air Albania" mund ti drejtohen selisë së PD-së. 

Ora News mëson se në selinë PD situata është e qetë dhe në zyrë ndodhen kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi hodhi poshtë aludimet për një marshim drejt selisë së PD-së në përfundim të Kuvendit.

Ai e quajti skenar imagjinar, ndërsa daljen në për rrugë të makinave të policisë i quajti panik nga qeveria dhe provokim i delegatëve të PD-së

Në "Air Albania" vijon votimi për shkarkimin e Bashës,