31-vjetori i PD-së, Basha në selinë blu: Me barrën e së kaluarës dhe vargonj në këmbë kemi ecur përpara sprovë pas sprove

Nga selia e Partisë Demokratike ku kishte organizuar një festë për 31-vjetorin e partisë , kreu aktual Lulzim Basha u shpreh se kjo është një ditë kuptimplotë për çdo demokrat dhe gjithë shqiptarët që kanë në zemër vlerat e demokracisë e lirisë.

Basha: Këto vlera kanë nisur 31 vite më parë në një rrugëtim të mbushur plot me sprova. Ndryshe nga herët e tjera, PD-ja e kujton këtë ditë duke përjetësuar në ambientet e saj dokumentin themeltar të firmëtarëve të PD-së, të emrave, ët atyre që sot nuk janë mes nesh, pro janë të paharruar në zemrat e demokratëve, të atyre që dndohen jashtë Atdheut dhe të atyre që janë kthyer për të festuar me ne.

Basha u shpreh se sprovat në këtë rrugë 31-vjeçare kanë qenë të panumërta.

Basha: T'i prijmë daljes nga ky tranzicion i tejzgjatur ishte dh mbetet misioni i shenjtë i demokratëve, misioni i shenjtë i PD-së. Me barrën e rëndë të së kaluarës mbi supe, me gjyle dhe vargonj në këmbë kemi ecur përpara. Kemi ecur përpara sprovë pas sprove.