Ndërsa në selinë PD Basha troket gotat me shampanjë, Berisha mban fjalim tek "Air Albania" , shikoni videon

Ndërsa në “Air Albania” vijon kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij në selinë e PD-së ka nisur festa me shampanjë për 31 vjetorin e partisë.

Nga videot e mbërritura në Ora News Basha troket gotat e shampanjës me mbështetës të tij.

Pak më parë  kryetari i kësaj partie Lulzim Basha përjetësoi në një memorial firmat e themeluesve të PD në 11 dhjetor 1990.

Basha nga selia e PD-së solli në vëmendje arritjet e PD-së në rrugëtimin 31-vjeçar. Ai u shpreh se askush dhe asgjë nuk mund t'ia heqë demokratëve shqiptarë krenarinë që është e tyre, për gjërat e mëdha që kemi bërë për këtë vend.

Pak më parë Basha nga selia 'sulmoi' liderin historik Sali Berisha.

Basha: Kujtojmë veçanërisht në një ditë si kjo kur e dimë që mentalitet të së shkuarës po mundohen të rishkruajnë historinë, asnjë nga këto arritje nuk do të ishin bërë realitet për Shqipërinë pa mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve të BE-së. Kishte dhe gabime të cilat i kemi paguar shtrenjtë, si familje politike por dhe si shoqëri.

Edhe deputeti I PD-së Edi Paloka me ironi nga “Air Albania u shpreh “Ne jemi demokratët e rrebeshit, ne jemi ata që kemi qëndruar nëpër rrebeshe, të tjerët le të shkojnë te shampanja.”

Ndërkohë Berisha ndodhet në stadiumin e "Air Albania" e po mban fjalën e tij.