Simpatizanti i PD: Ky është dimri i fundit i vetmisë për Bashën dhe Bardhin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 09:55
Një simpatizant i Partisë Demokratike që i drejtohej stadiumit "Air Albania" thotë për Ora News se ky është dimri i vetmisë së fundit për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie Gazment Bardhi.
Sipas tij ai duhet të bëjë aktin moral të dorëheqjes pasi de facto dhe de jure nuk është më kryetar i kësaj partie.
"Ngjarja më historike. Bardhi ka falsifikuar firmat e delegatëve. Ai dhe Lulzim Basha duhet ta dinë se janë të vetmuar, është dimri i vetmisë së fundit për ta. Mesazhi im është se nëse janë burra të vijnë në Kuvend ose të bëjnë aktin moral të dorëheqjes. De facto dhe de jure ai është i shkarkuar si kryetar".
