Revolucioni i Berishës, vijojnë përgatitjet për Kuvendin në stadiumin "Air Albania"

Stadiumi "Air Albania" pritet të jetë plot nesër. Jo për futboll si zakonisht por për një nga eventet më të rëndësishme politike, të paktën për opozitën.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar demokratët në Kuvend për rithemelimin e PD.

Përgatitjet kanë vijuar edhe në orët e mbrëmjes në mënyrë që nesër të jetë gjithçka gati.

Eventi nis në orën 10:00. Moti nuk duket premtues por Berisha pati një porosi për të pjesëmarrësit:"Vishuni trashë!"