Alibeaj: PD peng e askujt, Berisha e mori përgjigjen çfarë i ndodh partisë nëse nuk distancohet nga non grata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2021, 21:41
Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i Partisë Demokratike, pas deklaratave të Gabriel Escobar dhe Sali Berishës është shprehur se PD nuk do te mbetet peng i asnjë interesi personal.
Sipas tij, PD nuk do të bëhet mburoje e halleve të askujt dhe se Sali Berisha e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh një partie që nuk distancohet nga personat non grata.
Alibeaj: PD nuk do te mbetet peng i asnjë interesi personal. PD nuk do të bëhet mburoje e halleve të askujt. Sali Berisha dhe kushdo qe kishte dyshim e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh një partie qe nuk distancohet nga personat non grata.

