Berisha sulmon Soros: Kuvendi ynë ngjarje historike për konservatorët në SHBA, po përballemi me mafien më të rrezikshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 13:28
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi nga Kuvendi Kombërtar i PD, multimiliarderin George Soros.
Ai tha se Kuvendi i thirrur prej tij duhet të jetë një ngjarje historike për konservatorët në Europë, SHBA dhe kudo në botë.
Berisha: Një përshëndetje për forcat konservatorë në Europë, SHBA dhe kudo në botë. Mitingu dhe Kuvendi ynë sot është ngjarje historike për konservatorët kudo në botë se ai mblidhet si Kuvend shpëtimtar, një Kuvend që përballet me sukses, i vendosur të rrëzojë narkoshtetin në Shqipëri dhe të ngrejë PD si parti konservatore në piedestalin që meriton duke u përballur me mafien më të rrezikshme të planetit, mafien e armikut të egër të interesave kombëtare të shqiptarëve, demokracisë shqiptare, multimiliarderin George Soros.
