Kur do të shpëtojmë nga pandemia e koronavirusit? Muka: Ka vendime politike që shkenca s'i ka në dorë

Kjo është pyetja që shtrohet në vitin e dytë të makthit të pandemisë Covid 19 që ka përfshirë globin.

Arbër Kuçani kirurg në Vjenë dhe shef i klinikës austriake në Tiranë dhe epidemiologu në Zvicër  Taulant Muka në një intervistë për Rtv Ora shprehen optimistë se vera e vitit të ardhshëm do të mund ti japë fund kësaj emergjence globale.

Kuçani: Mendoj që jemi drejt kurbës rënëse. Deri para dy muajsh fundi ishte 29 marsi. Tani me variantin e ri e shtynë dhe tre muaj. Po presim të gjithë verën si vitin që kaloi se njerëzit dalin në hapësirë, koha është më ndryshe dhe do ulen numrat. A do rikthehet sërish në shtator? Nuk e di.

Muka: Uroj që verën e vitit që vjen ti themi jo mirupafshim përgjithmonë, pasi Covid do qarkullojë sikurse gripi, por nuk do arrijë në këto masa si sot. Ka shumë investime nga të gjithë shtetet në trajtime që po vijnë  në treg dhe janë efikase. Bashkë me vaksinat do ti japin fund emergjencës globale të Sars CoV2.  Por varet dhe nga politika. Kemi shkencë por edhe politikë. Ka disa vendime politike që shkenca nuk i ka në dorë. Uroj të ketë një kordinim të mirë që të dalim nga kjo situatë.