Arkeologu: Amfiteatri i Durrësit nuk ka infrastrukturën e duhur, ka ndërtesa private në buzë të shkallëve
Arkeologu Afrim Hoti, është shprehur se Amfiteatri që ndodhet në qytetin e Durrësit është më i madhi në botë pas Colosseum-it dhe teatrit të Veronës.
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Hoti u shpreh se edhe pse amfiteatri vizitohet nga qindra turistë, nuk ka infrastrukturën e duhur.
Afrim Hoti: Ka shumë interes nga vizitorët, por ne akoma nuk kemi infrastrukturën e duhur. Amfiteatri i Durrësit është një nga amfiteatrit e mëdhenj, por nuk e ka infrastrukturën. Janë bërë projekte për strukturën e amfiteatrin, për prishjen e shtëpive që janë rreth e qark që vetëm Durrësi i ka. Shtëpitë rreth e qark janë një “shëmtirë’ për një monument.
Ai thotë se rreth një amfiteatri nuk duhet të ketë asgjë, ndërkohë në Durrës, afër hyrjes ka ndërtesa private.
Afrim Hoti: Mu në buzë të shkallëve ka ndërtesa private.
