Ju flet Moska - Sekreti i vizitës së Z. Escobar, i zbuluar pa dashje nga Ambasada Amerikane
Sekreti i vizitës së Z. Escobar, i zbuluar pa dashje nga Ambasada Amerikane ishte tema këtë të premte në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Është duke u folur shumë për vizitën që ka bërë zv. Ndihmës sekretari amerikan i shtetit. Të bën përshtypje njoftimin që ka vendosur ambasada e SHBA-së zbulohet se ai kishte një agjendë të dyfishtë.
Në njoftim thuhet se takoi kryeministrin Rama të parin dhe në fund Lulzim Bashën. Pra, në krye ka dalë Edi Rama në njoftimin e ambasadës.
Në fakt Escobar takoi të parin Bashën. Kështu ambasada amerikane me njoftimi ne saj na zbulon se kjo vizitë ka pasur një qëllim të dyfishtë.
Kryetari i PD-së ka një hall të madh dhe qartësisht është për t’i dhënë mbështetje atij. Të gjitha këto të çojnë në një arsyetim. Në vendin tonë ne i shohim marrëdhëniet me SHBA-të sikurse i shihnin republikat e bananeve 70 viteve më parë.
Ne po shohim se njerëz dhe politikanë të lartë në SHBA nuk janë dakord me këto sjellje. Kuptohet se e gjithë kjo vizitë ka lidhje me Sali Berishën.