Kush janë 11 anëtarët që nuk i shkuan Bashën në Kryesi, pas Kuvendit nisin “ndëshkimet” për krerët e degëve

Pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar i PD-së në “Air Albania” të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, duket se kreu aktual i PD-së. Lulzim Basha ka nisur me masat.

Ai ka mbledhur Kryesinë e partisë ditën e sotme në orën 18:00 dhe mësohet se 11 anëtarët e kësaj kryesie që janë rreshtuar pro ish-kryeministrit Berisha dhe nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje pritet të shkarkohen.

Basha gjatë mbledhjes është shprehur se ata që nuk kanë ardhur në selinë blu për mbledhjen e Kryesisë të ndihen të vetëshkarkuar.

Lista e anëtarëve të Kryesisë që nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen Kryesi:

Edi Paloka

Belind Kellici

Ivi Kaso

Albana Vokshi

Aldo Bumci

Gent Strazimiri

Gert Bogdani

Oerd Bylykbashi

Flamur Noka

Ervin Minarolli

Ledina Mandia

Vetëm Tomorr Alizoti kishte lajmëruar më herët që s’do jetë në asnjë prej Kuvendeve.

Po ashtu, pritet që Basha të votojë edhe shkarkimin i kryetarëve të degëve që nuk mblodhën firma për Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Pritet që të shkarkohen kryetarët e degëve të degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.