Demokratët përgenjështrojnë pjesëmarrjen në 18 Dhjetor, Bardhi: Berisha po i nxit të kryejnë veprën penale të shpifjes

Mohimi i plotësimit të formularit nga një sërë delegatësh të Kuvendit Kombëtar të PD pas leximit të emrave si pjesëmarrës në Kuvendin e 18 dhjetorit nxori për të dytën herë në konferencë për mediat Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.

Ky i fundit akuzoi Berishën se ka nisur një fushatë shpifjesh dhe gënjeshtrash.

Sipas tij demokratët po përdoren si ish për top dhe po nxiten të kryejnë veprën penale të shpifjes.

"Ndaluni, demokratët nuk mund të përdoren si mish për top për interesat e askujt. Nuk mund të nxitësh një anëtar të kryesojë një vepër penale duke ditur se pasojat bien mbi të dhe jo mbi nxitësit. Procesi transparent që kemi ndjekur sot mund të ketë shkaktuar nervozizma".