Berisha niset drejt "Air Albania": Basha prej kohësh një i pakallur. Përsërit dhe njëherë thirrjen: Hajde në Kuvend.
Lideri historik i demokratëve Sali Berisha është nisur drejt Kuvendit që do të mbahet në "Air Albania."
Në transmetimin maratonë që përcolli Ora News, Berisha shihet teksa del nga shtëpia i shoqëruar nga bodyguard-ët e tij.
Në një porononcim për mediet para mbërritjes në Kuvend Berisha tha: E jashtëzakonshme dita në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë në këtij kombi, revolucion triumfi në momentet më dramatike të vendit, narkoshtetit dhe pseudo-opozitariszmit të instaluar.
Asgjë nuk pengoi dhe nuk pengon djem dha vajza, burra dhe gra të lirisë për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD-së. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë diasporës.
A do e shkarkoni Bashën sot?
"Besoj se ai është prej kohësh një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta."
Mesazhet kërcënuese
"Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët, nga më të mirët e shqiptarëve."
Ai përsëriti dhe njëherë ftesën për Bashën për të qenë i pranishëm në Kuvend.
