"Ky është Skënderbeu i dytë, Basha besëprerë", ja pritshmëritë e demokratëve për Kuvendin Kombëtar
Mbështetës të shumtë të PD që do të ndjekin sot Kuvendin e Foltores në "Air Albania" ndanë për Ora News pritshmëritë që kanë.
Në unison ata thonë se këtë ditë e shohin të rëndësishme për një ristartim të kësaj partie të cilën ata thonë se Basha e shkatërroi në 8 vite.
"Të largohet Basha me sekonda, boll e kemi pritur 8 vjet."
"Është besëprerë Basha, ky është lideri historik i Shqipërisë, Skënderbeu i dytë. Ai është besëprerë, na ka prerë në besë."
"Kjo është një ditë paqeje, do rithemelohet PD. Demokratët janë gjithmonë me lule dhe për paqe."
"Kemi ardhur për të hequr kryetarin e PD Basha që për 8 vjet na ka gënjyer dhe mashtruar nga humbja në humbje. Sot kemi ardhur për ti dhënë lamtumirën e fundit, që ai të shkarkohet si kryetar i PD. Berisha i bëri ftesë të vijë para nesh dhe të na kërkojë falje".
"Sot themelohet PD, me 5600 anëtarë. Bardhi është mashtrues ordiner bashkë me Bashën që shkatërroi PD. Lulzim Bashës i bëj thirrje një orë e më parë të jap dorëheqjen për të mos i dhënë mundësisë qeverisë të zgjasë jetën. Është faktor për 8 vjet që shkatëroi PD".

