Vokshi prezanton rezolutën e FRPD dhe LDG: Vendim arbitrar i Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar
Nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i PD-së, në "Air Albania" Albana Vokshi u shpreh se ky stadium nuk ka qenë asnjëherë më i bukur se sot.
Ajo prezantoi rezolutën e propozuar në Kuvendin Kombëtar nga dy organizatat partnere, FRPD dhe Lidhja Demokratike e Gruas.
Vokshi: Kuvendi sheh me shqetësim zhvillimet pas vendimmarrjes arbitrare të zotit Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar të zotit Berisha. LDGSH dhe FRPD janë organizata partnere të partisë. Rëndësia e këtyre organizatave partnere njihet ndërkombëtarisht.
LDG dhe FRPD kanë mbështetur ciklin e takimeve në luftën që PD-ja duhet të bëjë ndaj regjimit të Edi Ramës. Kuvendi dënon vendimet e fundit të marra nga kryetari dhe anëtarët e kryesisë të PD të cilët cenojnë pavarësinë e organizatave partner. Kuvendi konsideron vendimet e Lulzim Bahhës në shkelje të Statuti. Kuvendi i konsideron të pavlefshme çdo vendim të kryetari të PD-së Lulzim Basha që cenon autonominë e FRPD dhe LDG. PD është e detyruar të konsultohet me organizatat partnere.
Vokshi u shpreh se çdo bashkëpunim me PD nuk duhet të cenojnë në asnjë mënyrë rolin që kanë organizatat përfaqësuese DRPF dhe LDG.
