Mesazhi i demokratit nga Tropoja për kryetarin Basha: Me qetësi dhe dashuri të ikë andej nga ka ardhur

Mbështetësit e Partisë Demokratike janë entuziastë për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha.

Teksa ka ardhur nga Tropoja për aktivitetin politik, ky demokrat përcjell këtë mesazh për kreun e partisë përmes Ora News.

"Pritet të merret vendimi përfundimtar për largimin e  Lulzim Bashës dhe ndryshime në statut patjetër. Me qetësi dhe dashuri të ikë andej nga ka ardhur, mos të na mbajë të bllokuar më".

Ndërsa një i moshuar nga Durrësi thotë se ky është Kuvendi i vërtetë i demokratëve dhe jo ai i Bashës i thirrur në 18 dhjetor.

"Ky është Kuvendi i drejtë, Kuvendi i jonë, këtu janë demokratët. Të ikë dhe të zhduket nga faqja e dheut. Berisha është burrë shteti. Ai që është i aftë të rrijë në punë. Kuvendi real ky është".