Mbështetësit e Bashës publikojnë videomesazhin: Po mashtrohet me qëllim për të sulmuar Lulzim Bashën

Mbështetësit e Bashës rishpërndajnë në facebook mesazhin e Zv/ ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Escobar. 

Mesazhi shoqërohet me mbishkrimin: "Për këdo që mashtron se PD nuk do të kishte pasoja nëse PD nuk përjashtonte Sali Berisha. Për këdo që mashtron me qëllim për të sulmuar Sali Berishën.

Videoja e postuar në facebook e deputetit demokrat Arbi Agalliu shoqërohet me këtë mesazh: Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane.

Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.
Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve."