Basha prezanton amendamentet që PD do të depozitojë në Kuvend: SPAK të bëjë vettingun e politikanëve

Pastrimi i politikës nga personat e korruptuar duket se do të jetë debate më i ri në parlament. Partia Demokratike ka përgatitur nismën për vettingun e deputetëve për të realizuar verifikimin e pasurisë por edhe të figurës.

Luzlim Basha njoftoi të hënën pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se do të dorëzojë në Kuvend amendamentet kushtetuese.

Për t’u siguruar se këtë herë Komisioni i Venecias nuk do të jetë kundër, Kryedemokrati tha se ndryshimet do të jenë në përputhje me opinionin e tij.

“Kërkojmë që këtë amendamentet kushtetues këtë proces ta kryejë SPAK që të marrë përsipër evidentimin e një për një të çdo deputeti, kryetari Bashkie, ministri Kryeministri, krerëve të institucioneve, në raport me krimin e organizuar, pasuritë dhe ligjshmërinë e tyre.”

Por a do të ketë marrëveshje me mazhorancën në lidhje me këtë nismë?

“Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar, këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët.”

Në Kuvend do të dorëzohen edhe dy amendamente lidhur me reformën territoriale dhe ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

"Për shbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, hapin rrugë reformën territoriale si prioritet absolut për të kthyer shërbimet e munguara dhe të shkatërruara."

Luzlim Basha thotë se këto amendamente do të mund ta rikthejnë vendin në shinat e legjitimitetit.