Vettingu/ A do të kërkojë PD largimin e politikanëve të shpallur “non grata”? Ja si përgjigjet Basha
Kryedemokrati Lulzim Basha, vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë mbarë popullore, që të kemi një politikë me politikanë pa lidhje pa krimin
Këtë e tha kur u pyet se a do të jetë pjesë e amendamenteve për vettingun në politikë lista e personave që janë shpallur “non grata” nga SHBA.
Pyetje: Por, a do të jetë pjesë e amendamenteve për vettingun në politikë lista e personave që janë shpallur “non grata” nga SHBA?
Basha: Do të shikoni nga amendamentet që do të bëhen publike se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë mbarë popullore nga socialistë dhe demokratë, nga njerëz të thjeshtë të këtij vendi, elita, të rinjtë, studentët, që të kemi një politikë me politikanë pa lidhje pa krimin, që arrijnë të përligjin çfarë pasurish kanë.
Me këtë hap i shërbejmë prioriteteve ndaj shqiptarëve. Asnjë nga çështjet që iu përmenda nuk është në favor të PD dhe opozitës. Po të ishte pragmatike do të ishin shumë çështje të tjera që do i dërgonim të parat. Në atë Kuvend jemi me fuqinë që na dhanë shqiptarët që të rikthejmë vendin në kushtet e legjitimitetit. Ne do të çojmë përpara axhendën tonë, për shqiptarët.
