Vaksina kusht për hyrjen në auditore, Universiteti i Durrësit: Do ketë tolerim gjatë javës së parë për studentët e pa vaksinuar

Ka nisur viti i ri akademik 2021 - 2022 edhe në universitetin e Durrësit "Aleksandër Moisiu".

Studentët dhe pedagogët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore.

Në hyrje të godinës studentëve u kërkohet certifikata e vaksinimit.

Megjithatë, mësohet se në javën e parë  të mësimit do të ketë tolerim për studentët e pavaksinuar, duke qenë se kjo javë është më shumë javë orientuese.

Zv/rektorja e universitetit Eva Allushi shprehet se shumica e studenteve janë vaksinuar dhe shpreson që në ditet në vazhdim të bëjnë të njëjtët gjë edhe studentët e pa vaksinuar.

Vetë studentët shprehen se nuk dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, ndërsa ka edhe të tjerë që e kanë bërë atë.

Viti i ri akademik në UAMD nis me 2000 studentë qe fillojnë sot vitin e parë.

I gjithë universiteti ka rreth 20. 000 studentë. Rreth 50 % e tyre janë të vaksinuar sipas statistikave paraprake të UAMD.