Yuri Kim takohet me ministren e Bujqësisë: Do rrisim bashkëpunimin dhe investimet në këtë sektor

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Bujqësisë, Frida Kcifa.

Ambasadorja Kim bën me dije se në qendër të takimit ka qenë bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë mes vendit tonë dhe SHBA-së.

“Takova ministren e bujqësisë Frida Krifcën për të diskutuar bashkëpunimin në këtë sektor të rëndësishëm. Ne u pajtuam të eksplorojmë mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet (a e dini se 70% e sherebelës së importuar në Amerikë është nga Shqipëria?); për të nxjerrë në pah produktet bujqësore shqiptare dhe për të mbështetur turizmin në zonat rurale," shkruan ambasadorja në Twitter./OraNews/