Drejtuesit e rinj nga jugu në veri/ Gledis Nano transferon Çipën në Elbasan, çon Lokën në Korçë

Gledis Nano ka prezantuar drejtuesit e rinj të policisë në qarqe pak ditë pas emërimit në detyrë ndërkohë që ka kërkuar prej tyre përmirësimin e treguesve të sigurisë dhe rendit publik. Drejtori i Përgjithshëm tha se e gjithë struktura e policisë do ti nënshtrohet një analize me qëllim përmirësimin e punës dhe të organizimit, ndërsa shtoi se ndryshimet e bëra janë firmosur pas një analize të hollësishme të punës përfshirë edhe 100 ditëshin e vendosur nga kryeministri Edi Rama.

Në daljen e tij të parë publike,  drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, bëri të ditur edhe ndryshimet në kupolën drejtuese. Të ndikuar edhe nga rezulatat por edhe nga 100 ditëshi i kryeministrit Rama, ajo se çfarë bië në sy është që sërisht kemi rokadë.

Disa prej këtyre ndryshimeve kanë qenë të pritshme pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë e Shkodër, të cilat kanë mbetur të pazbardhura.

1. Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2. Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

3. Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

4. Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

5. Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

6. Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

7. Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

8. Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

9. Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

10. Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

11. Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

12. Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

13. Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

14. Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

15. Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

16. Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

17. Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

18. Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Drejtuesit e rinj nga jugu në veri/ Gledis Nano transferon

Por edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, sqaroi motivin e lëvizjeve në polici, me kërkesën për përmirësimin e treguesve të punës.

Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, tha se do të vijojë takimet në çdo drejtori për të caktuar prioritetet dhe detyrat e reja.

"Nga dita e nesërme, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do të bëj prezantimin e drejtuesve të rinj të Policisë në çdo drejtori, si dhe do t’iu përcaktoj prioritetet dhe objektivat atyre për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike në luftën kundër krimit. Lëvizjet e mësipërme i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë.

Ndërkohë jemi në procesin e përmirësimit të akteve normative që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit, aplikimit të sistemit të ri të vlerësimit të performancës, si një instrument kyç për të përmirësuar besueshmërinë dhe transparencën gjatë ecurisë në karrierë të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe të studimit për riorganizimin e përgjithshëm të strukturës së Policisë së Shtetit" tha Nano.

"Koka e parë e prerë" nga ultimatumi i kryeministrit Edi Rama ishte Ardi Veliu, i cili nuk përmbushi detyrat e lëna, duke e detyruar të largohët nga posti.

Ndërkohë Gjovalin Loka, i cili në korrik mori detyrën si drejtues i Elbasanit, u largua me fundin e 100 ditëshit duke u transferuar në Korçë.

I njëjtë është edhe pozicioni i Lorenc Shehu, i cili duket se u penalizua nga vrasja e nenkomisarit Sajmir Hoxha por edhe kanabizimi në zonën e Lezhës.