Fakulteti "Shkencat e Natyrës" ia mbylli derën, studentët e pavaksinuar protestojnë tek Ministria e Arsimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2021, 11:47
Një grup studentësh të pavaksinuar të fakultetit të Shkencave të Natyrës pasi nuk u lejuan të hynin në universitet u drejtuan para ministrisë së Arsimit për të protestuar.
Ata kundërshtojnë vendimin për lejimin në auditore vetëm me vaksinë, apo test PCR.
“Është e drejta jonë të mos e bëjmë me detyrim. Shkova sot në Universitet, por nuk u lejova të hyj” tha një student.
Më pas studentët u larguan dhe u vendosën sërish para fakultetit të tyre, raporton Ora News.
Në universitete ka pasur edhe nga ato studentë të cilët janë paraqitur me test PCR negativ.
Ata po përpiqen të shtyjnë procesin e vaksinimit pasi thonë se kanë shpresë se do të ndryshojë vendimi për ti lejuar në auditore.

Foto LSA
