Elton Qyno: Duhen edhe ndryshime të tjera në polici, janë 15 vrasje mafioze nga janari 2021

Ka ardhur koha të preket dhe sistemi i departamenteve kryesore në policinë e shtetit  thotë gazetari Elton Qyno i cili analizoi emërimet e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe prezantuar sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

“Si departamenti i policisë kriminale. Sa vjen e çdo ditë po kryhen vrasje. Një nga shkaqet është dhe situata jo e mirë e rendit dhe e sigurisë publike. Situata e zinxhirit të vrasjeve që kanë pësuar qytete si Lushnja, Elbasani, Vlora dhe Durrësi. Këto janë qarqet me problematikë më të madhe sa i takon krimit," tha Qyno.

Qyno sugjeron dhe një reformë në departamentin e Interpolit, Emigracionit, apo të policisë rrugore.

"Nga janari deri në 18 tetor kemi 15 vrasje të pazbardhura dhe pjesa më e madhe janë vrasje mafioze, dhe 52 vrasje në total në të gjithë vitin," tha Qyno./OraNews/