Festa e pajtores së Shqipërisë, famullia merr emrin "Zoja e Shkodrës", festë e gëzim në qytet
Në Shkodër është mbajtur mesha e shenjtë në përkujtim të “Pajtores së Shqipërisë”. Në këtë ditë të shënuar famullia e qytetit mori emrin "Zoja e Shkodrës", ndërsa rrugët e qytetit për disa orë u kthyen në festë për besimtarët katolikë.
Për besimtarët e krishterë të Shkodrës, është ditë feste. Ata kremtojnë "Zojën e Shkodrës", pajtoren e Shqipërisë.
Në rrugët e qytetit u organizua proçesioni me këngë dhe lutje.
Meshat e shenjta janë një moment bashkimi për çdo besimtar, ku edhe kete vit kryefjalë ishte shëndeti dhe çlirimi prej pandemisë.
Dom Vlash Palaj, famullitar i Shkodrës: Provat, tundimet, nuk janë gjithmonë të këqia, mund të çojnë drejt një momenti reflektimi për të zbuluar me një risi më të madhe të vërtetën e besimit.
Në këtë ditë të shënuar famullia mori emrin "Zoja e Shkodrës".
Dom Vlash Palaj, famullitar i Shkodrës: Tradicionalisht Shkodra ka festuar festën e Zojës së Shkodrës dhe është normale që Famullia të mbajë emrin e pajtores së tij.
Festimet përfunduan me fishekzjarre, dhe qytetarët që uruan njëri-tjetrin: Ju ndihmoftë!
Historia e Zojës së Shkodrës për shkodranët është e hershme dhe nis që me 25 prill 1467 kur ikona e Shën Mërisë me Jezusin fëmijë braktisi kishën rrëzë kalasë Rozafa që i kushtohet Zojës dhe u drejtua në Gjenacan të Italisë.
Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës "Pajtore të Shqipërisë"










