Mediet e huaja shkruajnë për vdekjen e mistershme në hotelin me 5 yje në Qerret të Kavajës
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje vdekjes së mistershe të 4 turistëve rusë mbrëmjen e 15 tetorit në resortin “Gloria Palace"
Britanikja “The Sun” shkruan se policia po heton dhe nëse funksiononte sistemi i ventilimit në saunan e hotelit me 5 yje, ku u gjetën të vdekur burrë e grua, vajza e tyre dhe dhëndri.
Familja kishte hyrë në sauna dhe në zonën e pishinës vetëm pak pasi kishin bërë checked in në hotel.
Ata kishin urdhëruar ushqim dhe pije dhe prisnin tu shërbehej kur kanë humbur jetën, shkruan “the Sun” duke kujtuar se kishte qenë kamarieri që i kishte gjetur.

“U thirra disa herë që pijet dhe frutat ishin gati por askush nuk u përgjigj. Kështu që hyra brenda dhe i pashë.
“Një person ishte i shtrirë në shezlong, 2 në stol, ndërsa i katërti ishte ulur në gjunjë në pishinë. Ata ishin asfiksuar" tha kamarieri.

“Ata kishin vetëm një orë që kishin mbërritur në hotel’ tha një burim
Hetimet do të përcaktojnë nëse vdekja ka ardhur për shkak të problemeve teknike të sistemit të saunës apo pakujdesi nga sfati i hotelit.
Po kështu po hetohet dhe pista e konsumimit të alkoolit.
