Fermerët në protestë/ Farat e domates i çojnë drejt falimentimit: Jemi të mbaruar, do marrim çantat të ikim
Fermerët në Fier paralajmërojnë protestë, deri në bllokim te aksit nacional. Ata thonë se janë prag falimentimit për shkak të një fare të domates, e cila ka rezultuar e prishur, por edhe për shkak të çmimeve.
Fermerët e Myzeqesë dhe më gjerë që kultivuan farën e domates “Ozgan” dështuan kete sezon për të siguruar të ardhura.
"Fajit e kanë farat, jo plehu dhe vapa. Do të marrim çantat dhe të ikim jashtë, është i mbaruar si shtet. Janë të mbaruar të gjithë fshatarët, të gjithë fermerët komplet."
Nisur nga ky shqetësim ata kanë paralajmëruar një protestë të martën.
"Gjenden përballë falimentit të tyre."
Rritja e çmimit, të farërave por edhe karburantit, janë një tjetër arsye që fermerët do të protestojnë.
"Imputet bujqësore, drithërat për blegtorinë kanë pësuar një rritje të tmerrshme."
Thonë se pavarësisht apelit dhe thirrjeve të tyre të herë pas hershme, nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë.
"Ministria e Bujqëqisë është mjaftuar vetëm me një njoftim duke ja hedhur fajin fermerit."
Nëse Ministria dhe organet e tjera nuk do të reagojnë, fermerët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.
"Nëse kërkesat e fermerëve injorohen siç është bërë deri tani nuk përjashtohet që ne të përshkallëzojmë protestën duke bllokuar rrugën nacionale ose të shkojmë deri në Tiranë".
Fara “Ozgan” e cila u përdor në masë nga fermerët e Fierit por edhe të Lushnjes këtë vit nuk ka dhënë prodhim, gjë që i ka dëmtuar prodhuesit vendas të cilët kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet.











