Konstituohet Komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, e drejton Alibeaj. Zv/ kryetar Toni Gogu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2021, 15:26
Konstituohet komisioni hetimor lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Komisioni hetimor do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj deputet i PD-së ndërsa nënkryetar do të jetë deputeti socialist Toni Gogu
Përbërja e komisionit hetimor
Kryetar: Enkelejd Alibeaj (PD)
Zv/ kryetar: Toni Gogu (PS)
Anëtarë
Klotilda Bushka PS
Blerina Gjylameti PS
Aurora Mara PS
Klevis Xhoxhi PS
Nasip Naço PS
Petro Koçi PS
Bardhyl Kollçaku PS
Gazmend Bardhi PD
Oerd Bylykbashi PD
Ferdinand Xhaferraj PD
Ervin Salianji PD
Kreshnik Çollaku PD
Petrit Vasili deputet i pavarur
Afati i veprimtarisë së këtij komisioni do të jetë deri më 14 janar 2022. Deputetja Gjylameti kërkoi që të shikonte planin paraprak të hetimit të këtij komisioni I cili ka tre muaj kohë për të kryer misionin e tij.