Itali: Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, shqiptari e furnizonte me kokainë të pastër

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, grupi investigativ i Policisë së Ravenës, ka ekzekutuar 15 urdhër arreste, shtetas italianë e shqiptarë, 2 prej të tyre gra, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Operacioni i koduar "Greppia" sipas nofkës me të cilët thirrej një prej të arrestuarve, ka nisur hetimet në prill të vitit 2019 e deri në janar të 2020.

Gjatë këtyre nëntë muajve hetim është dokumentuar një trafik lëndësh narkotike në territoret e provincës së Ravenas, Forli-Cesena, Rimini e Bolonja, e është  zbardhur roli kyç i një 44 vjeçari shqiptar, i cili ishte furnizuesi kryesor me kokainë i këtij grupi kriminal.

44 vjeçari shqiptar, banues në Ravenna e trafikonte kokainën nga Hollanda e Blegjika pasi e blinte me  1 çmim shumice tek trafikantët vendas.

Hetimet e operacioni "Greppia", dokumentuan një rrjet trafiku droge me aktivitet prej disa vitesh në territorin e rajonit të Romanjës, e lidhjet të ngushta mes trafikantit shqiptar e kreut të këtij grupi kriminal, një shtetas italian nga qyteti i Cervias, i njohur nga autoritetet policore për të kaluarën e tij kriminale.

 44 vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë më 14 janar 2020 e në zotërim të tij u gjetën 6 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër.

Kokaina e konfeksionuar në 5 pako ishte fshehur në një vend të modifikuar në kroskotin e automjetit të tij, e lidhur me një çorap najloni që shërbente si ndihmë për t'i nxjerrë nga thellësia ku ishin fshehur.

Sipas grupit investigativ të policisë së Ravennas, hetimet e operacionit kanë qënë mjaft komplekse për shkak të eksperiencës kriminale mbi dhjetëvjeçare të të arrestuarve e aftësisë së tyre për të fshehur me dinakeri aktivitetin kriminal.

Operacioni Greppia ka çuar në sekuestrimin e 7 kg kokainë në cilësi, mjaft të pastër e gjysëm kg heroinë, që do të sillnin këtij grupi kriminal një përfitim mbi 1 milionë euro.

Janë sekuestruar dhe 10 mijë euro cash që mendohet të jenë frut i këtij trafiku droge.

Në operacion janë impenjuar 100 trupa policore e gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar dhe doza droge e para të tjera cash.

15 të arrestuarit janë shoqëruar në brugun e Forli, Ravenna, Bologna e Rimini.