Várhelyi: Ballkani Perëndimor të integrohet politikisht dhe ekonomikisht në BE, kemi përgjegjësi

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olivér Várhelyi në Bled të Sllovenisë ku po mbahet  Forumi Strategjik u shpreh se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së ekonomikisht dhe politikisht.

Ai tha se vetë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i bindur për të gjitha sfida dhe reformat që duhet të kalojë për tu integruar në BE.

Sipas tij, ndryshe me situatën që po ndodh në Afganistan, BE-ja nuk duhet të dështojë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Varleheyi: Ajo që ne duhet të diskutojmë është se si do të bëhet pjesë Ballkani Perëndimor. Kjo bëhet përmes integrimit politik dhe ekonomik. Këto janë çështje të një rëndësie të madhe për Ballkanin. Ne kemi një shembull të kohërave të fundit, që është Afganistani. Përgjegjësia jonë për Ballkanin Perëndimor është shumë më e madhe dhe prandaj nuk mund të dështojmë dhe të mos trajtojmë pjesët që kanë të bëjnë me integrimin.

Edhe vetë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i bindur për të gjitha sfida dhe reformat që duhet të kalojë për tu integruar në BE. Ne jemi të qartë lidhur me ofertën që është në tryezë. Ne duhet të marrim gjithë vendimet që të rajoni të ecë përpara. Po ashtu shohim se shoqëria po integrohet dhe gjithë rajoni ka një marrëdhënie ekonomike me mbi 60% me BE-në.