Operacioni ‘Dobra’/ Çuçi: Do vijojë hetimi për burimet e pasurive në Shqipëri për të implikuarit
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar në lidhje me e mega-operacionin e koduar “DOBRA” në Spanjë, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare, ku ranë në pranga 107 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Çuçi, shprehet se hetimet nuk do t6ë ndalen këtu pasi autoritetet do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.
Më tej Çuçi, thotë se organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.
Më tej thotë se organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.
Reagimi i plotë:
Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.
Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.
Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.
Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Një rrjet i organizuar kriminal i përbërë kryesisht nga shqiptarë të dyshuar për trafikim ilegal të drogës, është çmontuar me mbështetjen e Europol. 107 persona u arrestuan gjatë një dite aksioni më 13 korrik që përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit në Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri.
Grupi kriminal besohet se po menaxhonte platacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën, para se të transferohej në vendet e tjera evropiane për shpërndarje të mëtejshme.

