Operacioni “Bregdeti Ynë” rifillon nga Dhërmiu, hidhet në tokë me eksploziv ndërtesa 4 katëshe

Një objekt katër katësh pa leje, në ndërtim e sipër, u hodh në tokë sot me shpërthim të komanduar. Godina ishte në Dhërmi, zonë në të cilën edhe rifilloi operacioni “Bregdeti Ynë” i ndërprerë në qershor për shkak të sezonit turistik.

Kryeministri Rama në një postim në facebook thotë se do të vazhdojë operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim.

Nga ana tjetër Kryeministri paralajmëron se shumë shpejt do të jetë gati dhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.

Operacioni “Bregdeti Ynë”  rifillon nga Dhërmiu, hidhetOperacioni “Bregdeti Ynë”  rifillon nga Dhërmiu, hidhetOperacioni “Bregdeti Ynë”  rifillon nga Dhërmiu, hidhet